E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Presidenca reagon pasi ambasadori rus u paraqit tek ushtria serbe afër kufirit: Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit

- Advertisment -spot_img

Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela ka reaguar pasi ambasadori rus në Beograd Miroslav Lazanski, vizitoi njësitet ushtarake të cilat i ka mobilizuar Serbia afër kufirit me Kosovën.

Në Twitter ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po ndjek kryekëput agjendën e mikut të tij rus, Vladimir Putin.

Tutje tha se synimi kryesor është zhbërja e të gjitha investimeve të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s në rajon të cilat siguruan paqe dhe të mira materiale në Ballkan.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Ambasadori i Rusisë në Beograd vizituan njësitë ushtarake të grumbulluara në kufirin me Kosovën. Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit për të zhbërë të gjitha investimet e SHBA, BE dhe NATO në rajon, të cilat e bënë atë paqësore dhe të begatë

ka shkruar Vela.

Artikuj të ngjashëm