E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Presidenca reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit për trafostacionin në Vallaq

- Advertisment -spot_img

Shefi i kabinetit të presidentes së Republikës se Kosovës, Blerim Vela, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit dje ka paralajmëruar se Kosova do të synojë ta marr nën menaxhim trafostacionin e Vallaqit në veri të vendit.

Vela ka shpërndarë në Twitter një hartë e sistemit transmetues të energjisë elektrike përbrenda Kosovës, në të cilën figuron edhe Vallaqi i Ujmanit.

Zyrtarët e qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Vallaqi është aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është e Kosovës.

Blerim Vela – Shef i kabinetit të presidentes së Kosovës

Ndryshe, Aleksandar Vuçiq, deklaroi dje se Kosova a po zgjedh momentin nëse dhe kur do ta “pushtojë” nënstacionin e Vallaq dhe iu lut që të mos e bëjnë këtë.

Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë.

Aleksander Vuçiq – President i Serbisë

/observeri/

Lexo edhe: Grenelli i reagon Bidenit pasi nuk ftoi Kosovën dhe Serbinë në Samit

Artikuj të ngjashëm