E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Presidenca e Kosovës mohon se SHBA-ja ka shprehur pakënaqësi ndaj menaxhimit të situatës në veri

- Advertisment -spot_img

Pas zhvillimeve në veri, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar telefonatë me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lidhur me këtë më herët është raportuar se DASH, ka shprehur pakënaqësi me mënyrën sesi institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri, duke thënë se me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare.

Por, Donjeta Miftari, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se nuk qendrojnë dhe raportimi është i pasaktë.

Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë.

Donjeta Mifatri – Këshilltare e Presidentes së Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Osmani i kërkon ndërkombëtarëve të veprojnë kundër destabilizimit nga Serbia

Artikuj të ngjashëm