E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Pozhari: Në Prishtinë qëllimi ishte i përbashkët të gjithë kundër Arben Vitisë, pa kursyer

- Advertisment -spot_img

Analisti politik, Xhevdet Pozhari duke i bërë një analizë rezultatit të zgjedhjeve lokale përmes një postimi në Facebook shkruan se PDK dhe LDK kanë bërë një kombinim të forcave përballë Vetëvendosjes.

Sipas tij duhesh të jesh i verbër ose të mos marrësh vesh fare nga politika sa mos ta shohësh se PDK dhe LDK në raundin e parë të zgjedhjeve e kanë berë një kombimin të forcave përballë Vetëvendosjes.

Postimi i plotë i Pozharit:

Duhesh të jesh i verbër ose të mos marrësh vesh fare nga politika sa mos ta shohësh se PDK dhe LDK në raundin e parë të zgjedhjeve e kanë berë një kombimin të forcave përballë Vetëvendosjes.

Në komunat ku LDK ishte dominante, PDK nuk e sfidonte me kandidatura serioze dhe anasjelltas.

P.sh, LDK ia la terrenin e hapur PDK-së në Ferizaj dhe Mitrovicë, ndërsa PDK ia ktheu shërbimin në Pejë duke mos vendosur kandidat zëvendësues dhe në Gjilan, pa e përllogaritur befasinë e quajtur Alban Hyseni.

Në Prishtinë qëllimi ishte i përbashkët: të gjithë kundër Arben Vitisë, pa kursyer.

Rezultati i dobët i PDK-së në Podujevë krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe rezultati i dobët i LDK-së në Prizren, ngjallin dyshime se asgjë nuk ka ndodhur rastësisht.

Sidoqoftë, balotazhi do të sjellë më shumë qartësi për rezultatin përfundimtar. Por, një gjë është e ditur: LV edhe në këto zgjedhje mbetet e vetme përballë tjerëve.

Artikuj të ngjashëm