E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Përfundon takimi Stoltenberg-Lajçak: Zgjidhjet politike afatgjata, interes i përbashkët

- Advertisment -spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku kanë diskutuar në lidhje me marrëveshjen për targat mes Kosovës e Serbisë.

Përmes Twitter-it, Stoltenberg ka thënë se është interes i NATO-s dhe BE-së që të ketë zgjidhje të përbashkëta afatgjate në rajon.

Ai theksoi se KFOR-i do të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes.

Diskutuam me të dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në lidhje me marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. NATO e KFOR-i vazhdon të sigurojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes. NATO-ja dhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhjet afatgjata politike në rajon

shkruan ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. Këtë e ka bërë të ditur, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Artikuj të ngjashëm