E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Bushati: Për sa kohë qeveria e Albin Kurtit ka këtë qasje, unë do ta mbështes

- Advertisment -spot_img

Analisti Andi Bushati ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Vetëvendosjes në Kosovë për qasjen që ka pasur kjo e fundit ndaj dialogut me Serbinë.

Bushati mbrojti qëndrimin e tij kundër idesë për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Ai theksoi se kundërshtia ndaj asaj pike ka qenë në kuadër të qëndrimit që “Serbisë nuk i duhet dhënë më gjë” dhe që sipas tij deri më sot, si parti politike në Kosovë e ka mbajtur vetëm Vetëvendosje.

Bushati tha se qeveritë përpara kësaj aktuales me kryeministër Albin Kurtin në Kosovë, kanë shkuar deri në atë pikë sa të “dhuronin” territore dhe komuna të Kosovës, vetëm për të vijuar dialogun.

Sa i përket Albin Kurtit, Andi Bushati tha se detyra e tij dhe e Vetëvendosjes është që të jetë në lartësinë e ëndrrës me të cilën ka frymëzuar elektoratin e tij./Observeri/

Artikuj të ngjashëm