E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Policia tërheq një mjet të pashpërthyer në Mitrovicë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës kanë tërhequr një mjet të pashpërthyer në afërsi të urës së Gjakut në Mitrovicë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.

Sot me datë 17.09.2021, rreth orës 11:11, është pranuar informata për tri mjete të dyshuara të pashpërthyera. Kompania e Ujësjellësit Rajonal gjatë punimeve në magjistralen e Ulqinit- Adriatikut, afër urës së Gjakut ka hasur në tri mjete të dyshuara të pashpërthyera

thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se në vend të ngjarjes kanë dal njësit kompetente dhe Njësia e deminimit të Policisë se Kosovës.

Rreth orës 15:09 njësit përkatëse për deminim kane arritur ta tërheqin një mjet të pashpërthyer, kurse dy pjesë tjera që janë gjetur në vendngjarje, sipas njësisë se deminimit nuk paraqesin mjete te pashpërthyera

thuhet tutje në komunikatë.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm