E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Policia ndërprenë një dasmë në Caralluk të Istogut

- Advertisment -spot_img

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot ka pranuar informacion se në fshatin Caralluk-Istog, është duke u mbajtur një dasmë dhe ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog kanë konfiskuar një armë zjarri dhe kanë ndërprerë ahengun.

Policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në këtë aheng, në vendngjarje janë konfiskuar: Një (1) Armë (Pistoletë) e tipit Girsan 9x19mm, njëmbëdhjetë (11) gëzhoja cal: 7.62mm dhe një (1) karikator i së njëjtës armë. I dyshuari arrestohet dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë te rregullt.

Policia e Kosovës

Organizatorit të ahengut iu është shqiptuar gjoba në shumë prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anti-COVID-19.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Dënohet me 25 vjet burg ish-polici, Vllaznim Hamdja, për vrasjen në Gjilan

Artikuj të ngjashëm