E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Policia ndalon një dasmë në Prizren

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dje një dasmë në Prizren.

Sipas policisë, kjo dasmë është organizuar në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Ndaj pronarit të sallës së dasmës është shqiptuar gjobë në vlerë 500 euro, teksa ndaj organizatorit është shqiptuar gjobë prej 200 euro.

Njoftimi i plotë:

Me datë 06 tetor 2021, rreth orës 15:30, policia kishte pranuar një informacion pasi në një sallon të dasmave në Prizren, kanë organizuar aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarre veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.

Pas verifikimit policia ndërmori masa në bazë të Ligjit 07L-006 dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro.

Në lidhje më këtë rast është informuar edhe Inspektori Sanitar. Duhet theksuar se i njëjti sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i është mbyllur lokali.

/observeri/

Lexo edhe: Plagosen dy persona në Prishtinë

Artikuj të ngjashëm