E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Policia ndalë dy dasma në Prizren

- Advertisment -spot_img

Të dielën, policia në Prizren gjatë inspektimit te salloneve te dasmave për respektimin e masave anti-COVID, ka hasur në një dasmë.

Policia ka reaguar menjëherë duke marrë masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë.

Gjobë i është shqiptuar po ashtu pronarit të sallonit te dasmës nga inspektorët e AVUK-ut. Të njëjtit i është mbyllur biznesi deri në një vendim tjetër, ndërsa dasmorët të pranishëm janë shpërndarë.

Policia ne Prizren, ka intervenuar edhe në një rast tjetër rreth orës 17:30, perkatesisht në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, është raportuar një aheng familjar në shtëpi.

Në këtë rast është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë, ndërsa të pranishmit janë shpërnda nga aty.

Policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respekim të masave dhe ligjit për masat e veçanta dhe të përgjithshme të vendimit të Qeverisë dhe ligjit anti-COVID, andaj në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marrë masat adekuate përkatese.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Pesëdhjetë të lënduar në protestat në Mal të Zi

Artikuj të ngjashëm