E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Egnatia” në Prishtinë, të hënën rreth orës 21:59.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK

thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një plumb ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me tre fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Observeri/

Artikuj të ngjashëm