E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Policia jep detaje për aksidentin në fshatin Grashticë

- Advertisment -spot_img

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Grashticë e Epërme të Prishtinës, shkruan Observeri.

Rastin për Observeri e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete ku janë lënduar 3 persona.

Tutje Borovci ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Lexo edhe: Cilësia e ajrit në Kosovë

Rreth orës 12:00, është raportuar për një aksident trafiku rrugor, të ndodhur në  fshatin Grashticë e Epërme të Prishtinës.

Nga informatat e marra deri tani,  bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Agron Borovci, PK

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm