E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Policia intervenon në një aheng familjar në Mitrovicë, konfiskohen armë zjarri

- Advertisment -spot_img

Dje rreth orës 17:00 në fshatin Zhabar të Mitrovicës në kundërshtim me masat e Qeverisë kundër Covid-19 një familje ka mbajtur aheng familjar.

Me të marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur 11 gëzhoja të shkrepura dhe pas kësaj është arrestuar i dyshuari A.B., 22 vjeçar.

Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, me këto masa dasmat, fejesat dhe ahengjet familjare janë të ndaluara.

Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë

/observeri/

Lexo edhe: Policia jep detaje për vrasjen në Gjilan

Artikuj të ngjashëm