E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Policia i konfiskon anti-tankë, mjete eksplozive dhe një dron grupit të dyshuar terrorist në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Materie eksplozive, armë të zjarrta, dron si dhe armë anti-tankë janë gjetur gjatë bastisjeve të lokacioneve ku janë arrestuar pesë të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste.

Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se deri te arrestimi erdhi një hetim disa mujorë dhe zbatimi i masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.I gjithë hetimi më pas rezultoi me një operacion i cili u realizua sot nga e Policisë së Kosovës, respektivisht nga Drejtoria Kundër Terrorizmit.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Lexo edhe: Policia arreston 5 persona që dyshohen për përgatitjen e veprave terroriste në Kosovë

PSRK, njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Po ashtu, Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për pesë personat e ndaluar.

Artikuj të ngjashëm