E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Policia e Kosovës ndanë detaje për aksionin e sotëm anti-kontrabandë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka ndarë detaje lidhur me aksionin e sotëm anti-kontrabandë në veri të Kosovës dhe në 4 lokacione të tjera (Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veriu dhe Zveqan).

Sipas Policisë qëllim i këtij operacioni policor ishte parandalimi dhe luftimi kontrabandë espektivisht kontrollin (26) lokacioneve të dyshuara, sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara dhe arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në kontrabandë

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka thënë se pas rrezikimit të drejtpërdrejt të zyrtarëve, bllokimeve të rrugëve, përdorimit të bombolave të gazit, shok bombave, përdorimit të armëve të zjarrit e granatave të dorës nga persona të dyshuar si dhe dëmtimit/zjarrvënies së automjeteve zyrtare, Policia e Kosovës ka qenë e detyruar të ndërmarrë veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion dhe qytetarëve të asaj zone.

Si rezultat i veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë persona të dyshuar për kontrabandim me mallra, dhe (10) persona tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim policor.
Po ashtu janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.

thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm