E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Policia e Kosovës mohon deklaratën e mediave serbe se kishte pasur situatë dramatike në veri

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar një raportim që ka qarkulluar në mediat serbe se kinse në pikën kufitare të Bërnjakut policë të Kosovës kanë tentuar të nxjerrin nga vetura një person e se KFOR-i e ka parandaluar incidentin.

Në një sqarim për media, Policia e ka quajtur këtë shkrim tendencioz e të pavërtetë.

Mediat në Serbi raportuan se sot në këtë zonë ka pasur një “situatë dramatike, ku kinse pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë tentuar të nxjerrin nga vetura një person për t’ia hequr tabelat e Serbisë dhe se KFOR-i e ka parandaluar incidentin”.

Megjithatë, sipas Policisë, ky raportim ka qëllim vetëm “dezinformimin e opinionit, nxitjen dhe krijimin e pasigurisë tek qytetarët dhe plotësimin e ambicieve të orientuara nga politikat e ndryshme nga jashtë”

Referuar informacioneve zyrtare, të verifikuara mirë dhe saktë nga terreni, një rast i tillë nuk ka ndodhur fare, jo vetëm në pikën kufitare në Bërnjak por as edhe në ndonjë lokacion apo pikë tjetër kufitare, andaj kjo është vetëm një informatë e pavërtetë dhe tendencioze.

Policia e Kosovës

Policia ka thënë se është e angazhuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, përfshirë edhe mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave./observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm