E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Policia e Kosovës arreston tre të rinjë nën dyshimin e veprës penale ‘keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’/ Detaje

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, nën dyshimin e veprës penale ‘keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’, shkruan Observeri.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, gjegjësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar tre persona.

Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme (telefona mobil). Dëmi i shkaktuar nga këto blerje është mbi 10000 (dhjetëmijë) euro.

Lexo edhe: Deklarohet i pafajshëm se vrau gruan dhe theri me thikë shoqen e vajzën e gruas në Gjermani

Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar:

– katër telefona mobil dhe

– dokumentacion relevant që dëshmon blerjen e tyre.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit B.M., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe V.H., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, kurse i dyshuari Rr.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar lirohet në procedurë të rregullt.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm