E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Policia e Gjilanit për sulmin ndaj Qëndron Kastratit: Po punojmë në identifikimin e përgjegjësve

- Advertisment -spot_img

Arianit Ibrahimi, shef i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se mbrëmë është sulmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës.

Se Kastrati është sulmuar mbrëmë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai për Paparacin ka thënë se Kastratit i është dëmtuar vetura, kurse personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar nga Policia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Ulët. Është rast i hapur për sulm edhe dëmtim i pronës, sepse ia kanë dëmtuar veturën. Policia është duke punuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe rasti është duke u hetuar.

Ismet Hashani – Shefi i Policisë në Gjilan

Ibrahimi ka shkruar në Facebook se “një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidatës së VV-së) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme”./observeri/

Lexo edhe: 21 raportime për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, hapen 3 raste në prokurori

Artikuj të ngjashëm