E shtunë, 22 Janar, 2022
spot_img

Policia arreston një person të dyshuar për posedim të substancës narkotike, rreth 149 gr/ Foto

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”, shkruan Observeri.

Konkretisht zyrtarët policor të Stacionit Policor Kufitar Stançiq me datë 28.09.2021, pas pranimit të informatave inteligjente po kryenin detyrat e tyre në një pikë vëzhgimi afër kufirit dhe përmes punëve operative kanë arritur që të identifikojnë një person të dyshuar në atë zonë.

I dyshuari mashkull/kosovar (1994) ka tentuar t’u ik autoriteteve policore dhe gjatë ikjes ka hedhur një qese të tejdukshme me material të dyshimtë dhe ngjyrë të bardhë brenda.

Lexo edhe: Kërkohet dënim me burgim të përjetshëm për të dyshuarin për vrasje të gruas në Prizren

Policia Kufitare në mënyrë profesionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshimtin në rrugë dytësore dhe po ashtu të njëjtit i është gjetur në posedim edhe substancë të dyshuar narkotike (rreth 149 gr.)

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe njësitet e antidrogës së PK-së të cilat kanë marr në trajtim rastin.

Me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme.

20210928_190504
processed-76ac059b-52ee-4418-ba0a-fd5a1c69ca26_PgokK6C7
20210928_190452

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm