E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Policia arreston në flagrancë tre persona të dyshuar për posedim të narkotikëve/ Foto, detaje

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren, të dyshuar për posedim të narkotikëve, shkruan Observeri.

Me datë 05.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve-Njësia Rajonale në Prizren përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se të dyshuarit O.SH (1997), F.B (1988) dhe H.SH (1995) në Prizren, dyshohej se ishin duke shitur dhe shpërndarë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe të një lokali të cilin të dyshuarit e lartëcekur, dyshohet se e shfrytëzonin për paketim, shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes janë konfiskuar si provë materiale:

Lexo edhe: Epidemiologu Alimehmeti tregon se a duhet të vaksinohesh nëse ke kaluar Covid-19

Dy (2) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotike të llojit marihuanë me

peshë 1.37 gramë

Njëzet e tetë (28) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë

me peshë 21.44 gramë

Mbetje e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.44 gramë

Një (1) peshore elektronike me mbishkrimin “Pocket Scale “

Tetëdhjetë e shtatë (87) qese të zbrazura plastike

Një (1) qese plastike ngjyrë e bardhë , brenda saj ishin disa dëshmi

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë

20.74 gramë

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë

315.38 gramë

Mbetje e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 99.74 gramë (

brenda me qese dhe cigare të përdorura)

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë

12.66 gramë

Një (1) kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë

Një (1 ) motor pa targa, me çelsa të motorit dhe çelësi i lokalit që është shfrytëzuar nga

njëri prej të dyshuarve të arrestuar (O.SH) .

Një (1) telefon celular ‘Samsung‘ pronë e të dyshuarit O. SH.

Një (1) telefon mobil ‘Iphone 12’

Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 850.56 gramë substancë e dyshuar
marihuanë e cila ishte e ndarë në paketime të vogla.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge” neni 267 i KPK-sё.

Ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i tretë me urdhër të prokurorit të shtetit në Prizren i dorëzohet stacionit policor në Prizren për procedurë të mëtutjeshme hetimore lidhur me veprën “ Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare “.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm