Arrestohen 2 persona në Obiliq për kultivim të narkotikëve.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve u janë gjetur 87.8 gram marihuanë, 7.6 gram fara kanabisi, 1.9 gram ekstazë dhe 12 bimë të kultivuara të kanabisit.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Shkupit, Obiliq 04.10.2021 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 87.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 7.6 gram fara kanabisi, 1.9 gram tableta e llojit ekstazi, 12 bimë të kultivuara kanabis sativa, një peshore digjitale dhe një fishekë. Me vendim të prokurorit, bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës
Lexo edhe: Gjakovë/ Nën ndikimin e alkoolit kanos ish të dashurën e tij