E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Pjesëtari i Policisë së Kosovës u flet shqip protestuesve serb në kufi, kërkon të lirohet rruga pa ndërhyrë në protestë

- Advertisment -spot_img

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat.

Qytetarët serb nuk e pëlqyen vendimin dhe dolën të protestojnë duke bllokuar rrugën.

Njëri nga pjesëtaret e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”.

Në një video të publikuar nga mediat në gjuhën serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve.

Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë.

Polici nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës

Ndryshe nga sot me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës. /observeri/

Lexo edhe: Vitia: Falë masave të Qeverisë Kurti, Kosova po e kalon më shpejt variantin Delta

Artikuj të ngjashëm