Një përleshje në mes të disa personave ka ndodhur sot në Podujevë, shkruan Observeri.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bedri Bajrami”.
Lajmin për Observeri e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë përleshje një person është therur me thikë dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Si pasojë e lëndimeve të marra, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lexo edhe: Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë
Sot rreth orës 12 :00, kemi marrë informatën se në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë, ka një përleshje fizike ku jabë përfshirë disa persona.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, njëri prej tyre dyshohet të ketë marrë lëndime nga një mjet i mrehtë(thikë).
Flora Ahmeti
Personat e lënduar të përfshirë në këtë rast aktualisht janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me personat në fjalë dhe rrethanat që karakterizojnë këtë rast.