E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Plenkoviq: Kroacia do t’i kërkojë Serbisë kompensim për dëmet e luftës

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se qeveria që drejton nuk e ka lënë anash çështjen e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia.

Ai, teksa u përgjigj sot në pyetjet e deputetëve kroatë, tha se për këtë çështje po punohet.

Lexo edhe: Rama-Kurtit: Nuk mund t’i jepni leksione Shqipërisë

Ne po ndjekim vendimet e Tribunalit të Hagës dhe po i analizojmë ato. Sa i përket temës së dëmeve të luftës dhe padive, ne e kemi ngritur atë në nivelin dypalësh. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë po punon për këtë temë dhe ne nuk e kemi harruar atë. Ne do të përpiqemi të sigurojmë që drejtësia të realizohet dhe se e vërteta për luftën atdhetare në Kroaci, edhe ndërkombëtarisht, të mos vihet në dyshim askund.

Andrej Plenkoviq

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm