E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Plagosen dy persona në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, nga një person i panjohur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërkaq dy të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të fishekëve.

Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 06.10.2021 – 23:35. Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura dy viktima meshkuj kosovarë ishin plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull i cili ndodhet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku janë gjete dhe sekuestruar disa gëzhoja të fishekëve. Dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Artikuj të ngjashëm