E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Phillips: Serbët kanë mjaft të drejta në Kosovë, Asociacioni është i tepërt

- Advertisment -spot_img

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips thotë se Kosova duhet të kërkojë të drejta për shqiptarët e Preshevës siç kanë serbët në Kosovë.

Nga Brukseli po presin që Kosova të gjejë sa më parë ndonjë modalitet për zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Megjithatë pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian, Kosova nuk ka bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Qeveria aktuale e sheh Asociacionin si lëvizje të dëmshme për vendin, dhe ngjashëm po mendon edhe drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips.

Philips tërheq një paralele mes gjendjes së serbëve në Kosovë dhe pakicës shqiptare në Serbi.

Asociacioni është i tepërt. Kushtetuta e Kosovës parasheh një seri masash në mbrojtjen dhe promovimin e pakicave, të cilat po ashtu mbrohen nga parimet e Ahtisaarit. Marrëveshja që zoti Thaçi kishte bërë për Asociacionin ishte e keqe që në fillim.Nëse Kosova ecën para me Marrëveshjen e Asociacionit ndaj së cilës është e obliguar, duhet të bëhet në simetri me trajtimin që Serbia i bënë pakicës shqiptare në Preshevë.

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips, për RTV Dukagjini

Philips thotë se Asociacioni do të krijonte ndarje të mëdha në veri të vendit dhe do të minonte sovranitetin e vendit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur se disa pika të Marrëveshjes për Asociacionin binin ndesh me Kushtetutën e Kosovës./observeri/

Lexo edhe: Kurti: Transformimi shoqëror nuk arrihet pa planifikim të kujdesshëm

Artikuj të ngjashëm