E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Petkoviq: Si po mendon Kurti të bisedojë derisa drejt popullatës civile ka drejtuar pushkët e gjata

- Advertisment -spot_img

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është shprehur i befasuar me gatishmërinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar dialogun.

Njoftimi i kësaj zyre e cilëson politikën e Kurtit si agresore dhe dhunuese.

Si po mendon Kurti të bisedojë derisa drejt popullatës civile ka drejtuar pushkët e gjata, mjetet e blinduara, snajperët dhe gazin lojtsjellës. Kompromiset mund të arrihen në bisedime, por jo me politikë agresore e dhunuese të Prishtinës, këtë le ta ketë të qartë çdokush.

Njoftimi nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën

Me vendim të Qeverisë së Kosovës për masë reciprociteti, veturat me targa të Serbisë kur futen në Kosovë duhet të marrin targa të përkohshme RKS, njësojë siç vepron edhe Serbia me veturat me targa RKS, tash e shumë vjet.

Kurti gjatë një konference për media sot, tha se ka pranuar ftesën e Brukselit për dialog, por se këtë e ka refuzuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./observeri/

Lexo edhe: Zyrtarët policor në veri duke u ushqyer me shujta të nxehta

Artikuj të ngjashëm