E shtunë, 24 Shtator, 2022
spot_img

Petkoviq: Prishtina ka pranuar ekzistencën e arkivave të UÇK-së

- Advertisment -spot_img

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviq, deklaroi se pala e Kosovës ka treguar papërgatitje absolute për dialog dhe negociata mbi problemet kryesore në zbatimin dhe shkeljen e marrëveshjeve të arritura deri më tani, shkruan kosovo-online.com, transmeton Observeri.

Ai po ashtu citohet të ketë thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, janë provokime.

Mesazhet e Besnik Bislimit, të cilat vijnë pas bisedimeve, janë vetëm një vazhdim i politikës së provokimeve, dhe Beogradi nuk do t’u kthehet atyre, as nuk do të ikë kurrë nga bisedimet, ashtu si negociatori i Prishtinës iku nga të gjitha temat në tavolinën e negociatave.

Petar Petkoviq – Drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën

Drejtori i kësaj “zyreje” po ashtu tha se e rëndësishme është që është bërë përparim në çështjen e personave të zhdukur dhe se Prishtina më në fund ka njohur ekzistencën e arkivave të UÇK-së dhe ka rënë dakord t’i hapë ato, të cilat nuk do të jenë më të fshehura.

Gjatë ditës së sotme, Bislimi tha se pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, përfshirë edhe ato shtetërore të Kosovës./observeri/

Lexo edhe: Nagavci thotë që Qeveria do të vendos për fillimin e procesit mësimor

Artikuj të ngjashëm