E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Petkoviq: Nga sot nis epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të Brukselit, Albin Kurti ta pranojë këtë

- Advertisment -spot_img

Shefi i Delegacionit të Serbisë për bisedimet në Bruksel, Petar Petkoviq, është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes lidhur me targat.

Ai ka thënë se që sot nis epoka e përmbushjes së të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga të dyja palët.

Duke nisur nga marrëveshja për targat, ajo për Bashkësinë e Komunave Serbe do të jetë temë në takimin e ardhshëm.

Petar Petkoviq

Lexo edhe: Gjilan/ Ndalohet një person për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar

Pas dy ditësh të vështira negociatash, arritëm marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur. Nga sot nis epoka e përmbushjes së të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel prej kohësh dhe ky është realitet që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më parë që të jetë e mundshme.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm