E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Peter Stano flet për SHBA-të dhe dialogun Kosovë – Serbi

- Advertisment -spot_img

Situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës pas implementimit të reciprocitetit të targave, ka bërë që në Bruksel të ftohet një takim urgjent në mes të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të shtensionimit të situatës.

Megjithatë rreth këtij takimi është krijuar një paqartësi, meqë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë konfirmuar se në diskutime do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar. Derisa një gjë e tillë është mohuar nga zëdhënësi i BE’së, Peter Stano.

Peter Stano ka sqaruar se përfaqësuesi amerikan, Gabriel Escobar, nuk do të jetë pjesë e takimit, dhe se takimi është vetëm në mes të Kosovës, Serbisë dhe BE’së.

Por, Peter Stano shton se çdo kush tjetër jep vetëm mbështetje nga jashtë.

Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE’në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë (dialogun) nga jashtë.

Peter Stano – Zëdhënës i BE-së

Ndërsa SHBA-të thonë se Escobar do të udhëtoj për në Bruksel.

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime.

Zëdhënësi i SHBA-së

/observeri/

Lexo edhe: Serbia pranon se nuk do të futet me ushtri në Kosovë

Artikuj të ngjashëm