E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Petar Petkoviq e konsideron veprim të njëanshëm të Kosovës masën anti-damping ndaj disa produkteve serbe

- Advertisment -spot_img

Pas njoftimit të bërë sot në konferencë për media nga Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, se qeveria e Kosovës ka marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia, ka reaguar Petar Petkoviç, drejtor i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverisë e Serbisë.

Ai ka thënë se Prishtina, duke futur disa masa anti-dumping, sot përsëri iu drejtua lëvizjeve të njëanshme të cilat minojnë drejtpërdrejt çdo potencial të bashkëpunimit rajonal dhe mbyllen për çdo iniciativë të tillë të mishëruar në idenë e “Ballkanit të Hapur”.

Sipas tij synimi i Prishtinës për të kufizuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve për qëllime të njëhershme politike është më se i qartë. Duke futur disa masa anti-dumping, Prishtina po përpiqet të shkaktojë paqëndrueshmëri të re dhe të rrisë tensionet në terren.” Ato janë të drejtuara kundër Serbëve dhe Beogradit zyrtar, dhe kjo masë nuk ndryshon në atë aspekt. Është e qartë se Prishtina po kërkon një arsye për krizën dhe problemet në terren në çdo gjë

ka thënë Petkoviç.

Artikuj të ngjashëm