E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Përplasje për konflikt interesi në Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së

- Advertisment -spot_img

Në mbledhjen e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së është shqyrtuar lista me kandidatët për këtë bord dhe kriteret për përzgjedhjen e tyre.

Ka pasur diskutime mes deputetëve në Komision, sidomos për pikën e konfliktit të interesit.

Një numër i konsiderueshëm janë pensionist. Ekziston një kusht se personat që kane mbushur moshën e pensionimit nuk mund të thirren për intervistim, janë 10 të identifikuar sipas kopjeve të letërnjoftimeve. Në shqyrtim disa prej kandidatëve nuk kanë dokumentacion të plotë dhe duhet tash të plotësohen që të kemi qartësim. Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, disa kandidatë që janë udhëheqës të divizioneve nuk mund të jenë kandidat. Drejtori i zyrës ligjore do ta sqarojë këtë punë. Ka të tillë që nuk kanë deklaruar nëse punojnë ose jo, këto tema do t’i diskutojmë sot

Armend Zemaj – Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Ndërkohë deputetja Duda Balje ka kërkuar nga administrata e Kuvendit të shikojë nëse diplomat janë të nostrifikuara sepse nuk pranohet në institucionet shtetërore.

Është mirë të diskutojmë sa i përket pensionimit, në diskutim të hapur të shohim se çka nënkuptojmë me moshën e pensionimit e po ashtu edhe disa kandidatë që kanë punuar në media të ndryshme ne struktura udhëheqës.

Doarsa Kica-Xhelili – Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje

E nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka kërkuar që duhet të merren hapa të mëhershëm për t’i informuar kandidatët që kanë konflikt interesi.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka propozuar që të përdoret modeli britanet nëse ka konsensus me të gjitha partitë politike.

Ideja që përjashtojnë kandidatët është më mirë që sa më herët të ndodhë. Propozoj që duhet t’u dërgohet një e-mail, nuk do të ishte mirë që në faza të tjera të marrim vesh që ka konflikt interesi. Nuk kemi mundësi të tërhiqemi, duhet të vendosim për profile të ndryshme dhe meqë problemi kryesor është financiar duhet të pajtohemi në parimin e diversitetit. Propozoj që të përdorim modelin britanez nëse ka konsensus me të gjitha partitë politike.

Armend Muja – Deputet i LVV-së

Zemaj ka kërkuar nga administrata e Kuvendit të shohë nëse ka konflikt interesi për kandidatët.

Ata që fshehin bijnë ndesh me ligjin, nuk mund të i ndjekim dajtë e tezet nëpër RTK. Kërkojmë nga administrata e Kuvendit të shohë nëse ka konflikt interesi për kandidatët. Sa i përket moshës, respekt për ta por ligji është ligj. Pjesa që lidhet me deklarimin se ku punon le të deklarojnë. Deri të mërkurën të kemi një sqarim për këtë, kërkoj të jeni të gjithë prezent.

Shtoi Zemaj

Muja propozoi që një grup i vogël të merret me shkrimin dhe intervistimin e kandidatëve.

Por Zemaj ka thënë se kjo bisedë duhet bërë kur janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Komisionit dhe të pajtohen të gjithë./observeri/

Lexo edhe: Ndalohen tubimet e fushatës brenda hapësirave të shkollave

Artikuj të ngjashëm