E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Përplasje në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë, Haxhiu e Zemaj kritikuan Vitinë

- Advertisment -spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Abren Vitia në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka pasur përplasje me deputetët e opozitës, Bekim Haxhiun nga PDK dhe Armend Zemajn nga LDK, lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Vitia ka thënë se procesi i vaksinimit në Kosovë po shkon mirë, ndryshe nga Qeveritë e kaluara.

Kemi filluar të fundit për arsyet që i dimë, por tani procesi i vaksinimit i ka tejkaluar vendet e rajonit sa i përket numrit të dozave vaksinave të administruara dhe përqindjes së popullatës të vaksinuar. Dera është e hapur në MSH, sepse kjo është luftë e përbashkët e sidomos në raport me variantin Delta. Ndryshe nga Qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti e ka vënë vetën të aftë për të vënë nën kontroll variantet e COVID-19. Qeveria paraprake nuk është treguar e aftë në këtë menaxhim, për shkak të masave të tyre joefikase. Nuk ka arritur asnjëherë të ulë rastet kaq shpejt.

Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë

Pas kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se Qeveria Kurti nuk ka kredibilitet për të diskutuar mbrojtjen e qytetarëve, apo për vaksinimin.

Me ministrin e shëndetësisë nuk do të flas për pandeminë më. Kjo Qeveri nuk ka më kredibilitet që të diskutojë për këtë çështje. Do të doja ta diskutoja këtë problem me një ministër kredibil, që vërejtjet e deputetëve i merr seriozisht me kohë, e jo kur ai vet dështon dhe i hedh në bërllok 133 mijë doza të vaksinave e pastaj del edhe i akuzon deputetët për një të vërtetë që i kanë thanë se ka pranuar vaksina në kundërshtim me ligjin.

Bekim Haxhiu – Deputet i PDK-së

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se ministri Vitia e po e demanton vetveten.

Aq lehtë dhe me shumë relaks thotë që u mund pandemia, aq lehtë ec mbi viktima. Kjo është e papërgjegjshme, kjo është frikësuese për këtë njeri. Kjo është tepër e frikshme. 45 ditë, 624 qytetarë kanë vdekur para syve. Dhe del thu për 45 ditë e kemi vënë nën kontroll variantin Delta. Kjo është e frikshme. 4 muaj që ka ardhur varianti Delta në Kosovë. Ndërpre këtë logjikë. Me masat që i ke marrë në korrik, i ke çuar njerëzit drejt vdekjes.

Armend Zemaj – Deputet i LDK-së

Ndërkohë, Vitia i është përgjigjur dy deputetëve.

Një prej arsyeve që deshta të përgjigjem për ju Zemaj është për shkak të njohurive elementare që keni në fushë dhe je njohur me situatën. Pse nuk kemi pasur vaksina deri në kohën tuaj? Krejt ajo çka thatë është dezinformatë. Ju as nuk keni bërë thirrje për vaksinim, lërë që s’keni siguruar vaksina. Edhe Haxhiu po shpif, sepse unë i kam marrë me seriozitet vërejtjet e deputetëve. Mos iu besoni doktorëve… disa doktorëve.

Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj shkoi tutje dhe i kërkoi kryeministrit Albin Kurti ta shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Njerëzit e papërgjegjshëm nuk mund ta pranojnë përgjegjësinë, ky ministër i Shëndetësisë u tregua shumë i papërgjegjshëm, nuk e pranoi përgjegjësinë, por e pranoi gabimin. E gabimi kushton, këtë gabim do të duhej ta merrte për bazë edhe vetë kryeministri me shkarkimin e këtij ministri të Shëndetësisë që u tregua skandaloz në rajon dhe mbarë Evropën. E bëri Kosovën vendin më të tmerrshëm në ranglistat botërore në listat e zeza duke shndërruar Kosovën me 40 minutësh të vdekjeve dhe pa asnjë fije dyshimi u zhduk në javën kryesore dhe të rëndë ku kishim 36 vdekje të qytetarëve. I nderuar kryeministër ky ministër është treguar i papërgjegjshëm dhe duhet ta shkarkoni dhe të kërkoni falje publike neve dhe gjithë familjarëve që kanë humbur jetën nga masat dhe mos mbikëqyrja e masave.

Shtoi Zemaj

/observeri/

Lexo edhe: Rikthimi i Talibanëve në Afganistan

Artikuj të ngjashëm