E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Përplasje e komisionerëve të Nismës dhe VV-së në Turjakë të Malishevës

- Advertisment -spot_img

Në qendrën e votimit në fshatin Turjakë të Malishevës, ka ndodhur një përplasje në mes të komisionerëve të Nismës dhe LVV-së.

Menaxheri i qendrës, Agron Zogaj, ka refuzuar të flasë para kamerës për Kallxo.com në lidhje me rastin, pasi sipas tij nuk është e arsyeshme të flas për këtë rast.

Rasti ka ndodhe brenda votimit, unë s’mundem me dhënë detaje për diçka që ka ndodhe atje. Edhe s’ka qenë rast po një votues kur ka ardh te vendi i votimit e ka marrë me vrull fletën edhe është ndërprerë votimi për 5 minuta edhe se shoh të arsyeshme me fol për këtë para kamerës

Agron Zogaj- Menaxher i Qendrës së Votimit

Vëzhguesi i LVV-së në këtë fshat, Tafil Kastrati ka thënë se persona të afërt me Nismën po bëjnë presin tek votuesit.

Prej hapjes së vendvotimit në Turjakë, strukturat e Nismës na kane bërë preson si neve brenda vendvotimit, ashtu edhe votuesve jashtë

Tafil Kastrati- Vëzhgues

Mirëpo, akuzat e vëzhguesit të VV në Turjakë se zyrtarë të Nismës kanë qëndruar në hapësirat e kësaj shkolle dhe po bëjnë presion tek votuesit, kandidati i Nismës, Ekrem Kastrati i ka mohuar këto akuza.

“Nuk kam informacione se ka ndodhë diçka e tillë nëse familja ime ka qëndruar në ato hapësira apo nëse asamblistët kanë qëndruar atje sepse ne nuk jemi të interesuar ta prishim procesin fare sepse jemi të ndershëm”, tha Kastrati.

Artikuj të ngjashëm