E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Përparim Rama lë Prishtinën e kthehet në Londër

- Advertisment -spot_img

Sipas një fotoje të siguruar nga Observeri, kandidati për kryetar të Prishtinës nga rradhët e LDK-së, Përparim Rama duket se e ka lënë Prishtinën për tu kthyer në Londër.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 14 Nëntor dhe në balotazh për kryeqytetin janë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Përparim Rama nga LDK.

Arsyeja e kthimit të Ramës në Londër ende nuk dihet edhe pse deri në ditën e zgjedhjeve janë më pak se tre javë.

Përparim Rama në foton e siguruar nga Observeri, shihet i buzëqeshur me një mik të tij. Asdren Rrahmani në përshkrimin e fotos në formë ironie ka pyetur: “A mos patët me thonë najsend?”

Kësaj pyetje më së miri pritet t’i përgjigjen qytetarët prishtinas në raundin e dytë të zgjedhjeve.

/observeri/

Lexo edhe: Agim Veliu e Arban Abrashi të LDK-së dalin nga lokali i Uran Ismailit

Artikuj të ngjashëm