Së paku 116 persona kanë vdekur në përleshje mes bandave rivale në një burg në Ekuador, kanë njoftuar zyrtarët, duke e bërë këtë dhunën më të rëndë në burgje në histori të shtetit të Amerikës së Jugut, raporton BBC, transmeton Observeri.
Në burgun Litoral Penitentiary, burgu më i rrezikshëm në Ekuador, janë të burgosur banda ekuadoriane që mendohet se kanë lidhje me kartelet meksikane të drogës.
Së paku dhjetë prej viktimave i është prerë koka në përleshjet e të martës në burg në qytetin Guayaquil, ndërsa tjerët janë qëlluar me armë për vdekje.
Komandanti i Policisë, Fausto Buenano, ka thënë se të burgosurit po ashtu kanë hedhur granata. U desh plotë 400 policë për të rikthyer kontrollin.
Mediumet lokale raportojnë se kryengritja është urdhëruar nga bandat e fuqishme meksikane të trafikimit të drogës, që tash operojnë në Ekuador./observeri/
Lexo edhe: