E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Përfundon votimi nga diaspora, KQZ ka pranuar 1 mijë e 571 pako me fletëvotime

- Advertisment -spot_img

Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave ka përfunduar të premten në mesnatë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Observeri se kanë pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime.

Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime

deklaroi ai.

Të drejtën për të votuar për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat do të ketë zgjedhje.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet të dielën në 21 komuna të Kosovës. Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Artikuj të ngjashëm