E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Përfundon takimi Kurti, Vuçiq, Merkel e Macron, këto janë detajet e takimit

- Advertisment -spot_img

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Pas takimit, kryeministri Kurti përmes Tëitter ka dhënë detaje të takimit, duke mos ia përmendur fare emrin Aleksandar Vuçiqit, por duke iu referuar vetëm si presidentit serb.

Kurti ka thënë se mbështet marrëveshjet ku shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barbarta.

“Në një takim me kancelaren Merkel, Presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizja e lirë dhe njohja e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Ndërsa Vuçiq deklaroi se Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) kanë të njëjtin oreks”, tha Vuçiq për gazetarët pas samitit në Bërdo mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së

tha ai.

Artikuj të ngjashëm