E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Përfundon seanca në Hagë, gjykimi i Mustafës vazhdon nesër me pyetjet e avokatit

- Advertisment -spot_img

Dëshmitari i parë kundër Salih Mustafës në Hagë ka thënë se nuk e mban mend ditën kur thotë se është marrë nga disa persona që i janë prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së, por ka deklaruar se është liruar me datë 18 që sipas tij ishte dita kur kishte nisur ofensiva në Zllashë.

Pjesa e tretë e seancës së sotme ku është mbajtur gjykimi në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është zhvilluar me pyetjet nga ana e avokatit të Mustafës.

Dëshmitari është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes rreth ditës kur ai pretendon se është marrë nga disa persona, dhe për qëndrimin në Zllashë.

E lidhi atë datë se me 18 ka ra ofensiva, për atë e di. Ka qenë në Zllashë ofensiva, në Zllashë më 18 dhe na kanë liruar, dhe na kanë liruar shkaku i ofensivës. Na liruan, na thanë ikni se ofensiva ra…Unë nuk e kam parë ofensivën, por na kanë thënë aty kur kemi dalë jashtë, ikni se ofensiva ra e nuk dimë na kah të shkojmë

ka thënë dëshmitari.

Avokati i Mustafës, Julias Von Bone ka pyetur dëshmitari nëse e ka parë ofensivën dhe sa kohë i është dashur që të arrijë në vendin e tij të banimit.

Mu kanë dashur krejt diku 5-6 orë krejt… Kam harruar, më duket në orën 11:00 ka qenë (kur na kanë liruar)

ka thënë dëshmitari.

Ndërsa për momentin e ndalimit, dëshmitari ka thënë se personat i janë prezantuar si policë ushtarakë dhe ka theksuar se i kanë thënë që të shkojë me ta deri në Zllashë meqë kanë diçka të bisedojnë.

Dëshmitari ka thënë se e ka pasur kokën në thes që prej momentit kur e kanë futur në makinë.

Avokati Von Bone: Sa ka zgjatur udhëtimi

Dëshmitari: Me thënë nja 20 minuta, më shumë nuk u kanë.

Avokati Von Bone: Kush ta bëri këtë?

Dëshmitari: Ai personi me kapelë të kuqe

Avokati Von Bone: Nuk ishte ky ai që po ngiste kerrin, ky personi me kapelë të kuqe

Dëshmitari: Jo kerrin i ka grah tjetër kush, ky me kapelë të kuqe u kanë ulë aty bashkë

Avokati Von Bone: A mund të përshkruash atë njeri (me kapele të kuqe)

Dëshmitari: Tybe nuk di me ta parashkrua e kam pasur thesin në krye

Avokati Von Bone: Po nga e di ti që kishte kapelë të kuqe atëherë

Dëshmitari: E di kur ka ardhur kerri kam hy ne kerr, e kam pasur një minutë ose dy, e ka pasur një kapelë me uniformë ka qenë ai, edhe shoferi ka qenë me uniformë, më shumë nuk di.

Avokati: Për aq pak sa e pe, a mund ta përshkruash, arrin ta përshkruash?

Dëshmitari: Jo

————-

Pjesën e tretë të seancës së sotme, i akuzuari Salih Mustafa e ka përcjellë përmes video-lidhjes, dicka që i është lejuar nga trupi gjykues.

Vetë Mustafa në fillim të seancës sot kishte kërkuar fjalën ku kishte deklaruar se kohët e fundit po përballet me stres, por me të filluar të numëroj faktorët për gjendjen e tij, seanca ka vijuar e mbyllur.

Trupi gjykues ka njoftuar dot se Mustafa do të ketë të drejtën t’i përcjellë seancat përmes video-lidhjes, por në raste të caktuara ai do të mund të ftohet nga trupi gjykues që të jetë prezent në sallë.

Artikuj të ngjashëm