E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Përfundon numri i votave në Obiliq, ky është rezultati

- Advertisment -spot_img

Numërimi i votave në Obiliq ka përfunduar. Qytetarët do të duhet të dalin sërish për të votuar, pasi dita e djeshme nuk solli një fitues pa balotazh.

Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin për më pak se 2% nuk ka arritur të fitojë pa balotazh. Ai ka marrë 5.880 vota, apo 48,25%.

Pas Gashit renditet Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili i ka marrë 2.437 vota, apo 20,00%.

Të dy do të duhet të garojnë sërish kundër njëri tjetrit.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Obiliqit, Mehmet Krasniqi doli i treti pas tyre, me 9,43%.

Goran Dançetoviq nga Lista Serbe vjen pas tij me 9,21%.

Nga Lëvizja për Bashkim, Ajet Berisha ka marrë 7,52% të votave; 3,09% i ka marrë kandidati i AAK-së, Xhelal Krasniqi; ndërsa Hanefi Musliu nga PDK-ja është i fundit me 2,51% të votave.

/observeri/

Lexo edhe: AAK mban Suharekën e Deçanin, në balotazh shkon në Gjakovë dhe katër komuna të tjera

Artikuj të ngjashëm