E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

- Advertisment -spot_img

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut. Votat tashmë janë numëruar dhe sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Hamza ka marrë mbi 53,86% të tyre, duke e shmangur kështu balotazhin.

Kryetari në ikje dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Agim Bahtiri humbi, duke marrë 34,40% të votave.

Bahtiri humbi pas dy mandateve në krye të kësaj komune. Ai tha sot se mbrëmë e ka uruar Hamzën për fitoren.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Agim Bahtiri – LVV

Edhe Agolli nga LDK-ja, por ky qysh mbrëmë, publikisht ia uroi Hamzës fitoren.

“I uroj Bedriut për rezultatin e arritur, uroj që ai ta respektoj vullnetin e qytetarëve me përulësi”, shkroi Agolli.

/observeri/

Lexo edhe: Përfundon numërimi i votave në Drenas/ AAK mban Suharekën e Deçanin, në balotazh shkon në Gjakovë dhe katër komuna të tjera

Artikuj të ngjashëm