E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Përfundon numërimi i votave në Drenas/ AAK mban Suharekën e Deçanin, në balotazh shkon në Gjakovë dhe katër komuna të tjera

- Advertisment -spot_img

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Drenasit.

Edhe kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Ramiz Lladrovci i PDK’së ka dal i pari me 45,62 për qind apo 10 mijë e 134 vota.

Pas tij është Driton Ajazi i DD’së me 30,74 për qind apo 6 mijë e 829 vota.

I treti radhitet kandidati i LVV’së me 16,91 për qind apo 3 mijë e 757 vota.

Kujtojmë që nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së, në 17 komuna u zgjedhën kandidatët fitues, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në Balotazh.

Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV)nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë./observeri/

Lexo edhe: AAK mban Suharekën e Deçanin, në balotazh shkon në Gjakovë dhe katër komuna të tjera

Artikuj të ngjashëm