E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Përfundon numërimi i votave me kusht në Dragash

- Advertisment -spot_img

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kusht për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në komunën e Dragashit më së shumti vota me kusht ka marrë kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e LDK’së, Bexhet Xheladini.

Bexhet Xheladini ka marrë 72 vota.

Pas tij më së shumti vota ka marrë kandidati i PDK’së, Shaban Shabani, gjithsej 61.

I treti me më së shumti vota është Adnan Redzeplar nga Vakat me 41 vota.

Kandidatja e LVV’së, Kaltrina Salihu ka marrë 24 vota.

Kandidati i AAK’së, Agron Gashi ka marrë 3 vota, ndërsa aj i BKK’së, Xhevxhet Tahiri, 2 vota.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 17 tetorit, Bexhet Xheladini i LDK’së ka marrë 34,76 për qind apo 4 mijë e 455 vota, ndërsa ai i PDK’së, Shaban Shabani ka marrë 33,69 për qind apo 4 mijë e 318 vota./observeri/

Lexo edhe: SHKK-ja lehtëson masat për vizita familjare

Artikuj të ngjashëm