E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Përfundon aksioni në veri, Policia e Kosovës sulmohet nga serbët

- Advertisment -spot_img

Gjatë aksionit në veri, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar nga banorët serbë.

Në videot e publikuara nga “Kosovo-online”, shihet se si qytetarët serbë sulmojnë policët që dalin nga barnatorja ku ishin më parë për të kryer aksionin.

Edhe në video të mëparshme, shihet se si policët kosovarë sulmohen nga serbët.

Sot Policia e Kosovës ka nisur aksion të gjerë për konfiskim të mallrave të kontrabanduara.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj.

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është larguar nga pjesa veriore e Mitrovicës, pasi ka përfunduar aksioni.

Siç shihet në pamjet automjetet e blinduara janë parë të kthehen në pjesën jugore të qytetit.

Gjatë këtij aksioni ka pasur ndër të tjera edhe gaz lotsjellës, gjithashtu është djegur një veturë.

/observeri/

Lexo edhe: Shala për krizën energjetike: Kosova të mos i mbyllë sytë, të veprojë

Artikuj të ngjashëm