E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Përderisa njësitet speciale të Policisë po qëndrojnë në veri, deputetes së VV-së ia rrah kojshikja qenin me papuqe

- Advertisment -spot_img

Vazhdon dita e nëntë e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë, e ndonëse tensioni vazhdon të rritet deputetët po përballen me probleme edhe “më të mëdhaja”.

Deputetes Adriana Matoshi, nga radhët e LVV-së, iu sulmua qeni nga fqinja e saj.

Sipas Matoshit, qeni u sulmua me papuqe nga një banore në vendbanimin e saj, e madje banorja kishte kërcënuar se do ta vras qenin e Matoshit.

Për rastin ishte njoftuar edhe policia, e cila kishte pritur qen të përmasave më të mëdha.

Ndërkaq, pjesa tjetër e forcave policore po qëndrojnë në veri pas vendimit që u morë javën e kaluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për reciprocitet në targa me Serbinë.

Ata po përballen me protestuesit serbë të cilët kanë bllokuar rrugët me kamionë në shenjë revolte për këtë vendim të Qeverisë.

Patrullime në veri ka pasur edhe nga KFOR-i ndërsa, matanë kufirit Serbia ka bërë provokime me anë të helikopterëve dhe manovrave të ndryshme ushtarake.

Si duket deputetja Matoshi nuk është fare e preukupuar me gjendjen në veri, sepse “Maltezeri” i saj po vuan nga kojshikja.

Ju kujtojmë se deputetët e Republikës së Kosovës betohen se do ta kryejnë punën me përgjegjësi dhe nderë e poashtu rrogat e tyre janë mjaftë të larta.

/observeri/

Lexo edhe: Von Cramon: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore

Artikuj të ngjashëm