E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Për shkak të mundësisë së paraqitjes së pengesave, MPB-ja apelojnë që të evitohen pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut

- Advertisment -spot_img

Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, duhet t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Përmes një komunikate për media, MPB bën me dije se kjo duhet të bëhet për shkak të pengesave që mund të paraqiten në rrugë.

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë.

MPB

Targat e Serbisë do të mund të shfrytëzohen në Serbi, por në territorin e Kosovës udhëtarët duhet të pajisen me targa të përkohshme të RKS-së.

Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

MPB

Ndryshe, nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i reciprocitetit për automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Të gjitha automjetet me targa të Serbisë, janë të obliguara të vendosin targat e përkohshme, kur hyjnë në Republikën e Kosovës./observeri/

Lexo edhe: Përplasje në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë, Haxhiu e Zemaj kritikuan Vitinë

Artikuj të ngjashëm