E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Për 9 muaj në klinikën e Biokimisë kryhen mbi 1 milion analiza

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë periudhës janar- shtator 2021, janë kryer 1 milion e 360 mijë e 97 analiza laboratorike për 295 mijë e 786 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, për 9 muaj, Klinika e Biokimisë ka ofruar më shumë shërbime laboratorike sesa që kishte ofruar gjatë tërë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2020 janë bërë 1 milion e 259 mijë e 883 analiza për 262 mijë e 750 pacientë.

Njoftimi i SHSKUK-së

/observeri/

Lexo edhe: A ka koalicion të fshehtë LDK-PDK në Podujevë

Artikuj të ngjashëm