Policia e Kosovës, ka njoftuar se një burrë nga Peja është arrestuar sepse ka goditur me shqelma një mjek, gjersa ky i fundit po punonte në ordinancën e tij, shkruan Observeri.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 19:00, mjeku ishte duke punuar në ordinancën e tij. I dyshuari i ka thyer dhe demoluar edhe pajisjet e orenditë në ordinancën e viktimës.
Tutje policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lexo edhe: Prizren/ Një i vdekur dhe dy të lënduar, vetura përfundon në lumë
SULM – DËMTIM I PASURISË
Pejë 25.09.2021 -18:45, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht, duke e goditur me shqelma viktimën mashkull kosovar (mjek), gjersa ai ishte duke punuar në ordinancën e tij. Më pas i dyshuari kishte thyer dhe demoluar edhe pajisjet dhe orenditë në ordinancën e viktimës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.