E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

PDK në Han të Elezit hedh poshtë akuzat e PZAP-it për manipulim të zgjedhjeve

- Advertisment -spot_img

Partia Demokratike e Kosovës në Han të Elezit ka mohuar akuzat që i ka parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kandidati i pavarur për kryetar të kësaj Komune, Rufki Suma.

Është e papranueshme, nuk është realitet, nuk qëndron

ka thënë anëtari i kryesisë së PDK-së në Han të Elezit, Xhevahir Bajramaliu.

Sipas tij, asnjë nga akuzat që janë në vendim të PZAP-së nuk janë të vërteta.

Nuk janë të vërteta hiç

ka thene Xhevahir Bajramaliu

I njëjti tha se nuk e di se me çfarë baze është bërë kjo ankesë.

Unë po flas si anëtar i PDK-së dhe në cilësinë e qytetarit. Qytetari veç e ka shprehur vullnetin e vet në zgjedhjen e 17 tetorit

shtoi ai.

PZAP sot ka publikuar vendimin, ku tregohet se kanë anuluar të gjitha votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit./Observeri/

Artikuj të ngjashëm