E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

PDK-ja i bën thirrje komuniteteve ndërkombëtare që t’i bëhet presion Serbisë për respektim të sovranitetit

- Advertisment -spot_img


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është shprehur i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Mal të Zi.

Krasniqi ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që t’i bëjë presion Serbisë në respektimin e sovranitetit të shtetit malazez.

Ky është një deja vu i viteve nëntëdhjetë kur Serbia instrumentalizoi fenë për të nxitur destabilizimin dhe konfliktin. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar t’I bëjë presion Serbisë të respektojë sovranitetin e Mali të Zi dhe të të gjitha vendeve fqinje.

Memli Krasniqi – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës

Dhjetëra persona janë plagosur në protestat që u mbajtën në Mali të Zi më 5 shtator kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Joanikije, në qytetin e Cetinjes.

Kundërshtuesit e ceremonisë së zhvilluar në Cetinje e shohin atë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi.Ata kërkuan që ajo të mbahet në çdo qytet tjetër malazez, përveç Cetinjës./observeri/

Lexo edhe: Detaje rreth helmimit të disa personave nga ushqimi në fshatin Trudë

Artikuj të ngjashëm